Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Akërni, tymi mbulon zonën

25 Gusht 2025, 16:30Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Akërni, tymi mbulon

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë.

Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

 

Lini një Përgjigje