Grabitën sende me vlerë 138 mijë euro në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi

25 Gusht 2025, 13:44Kronika TEMA
Grabitën sende me vlerë 138 mijë euro në Mykonos, arrestohen

Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.

Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit.

Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro.

Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.

Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.

Një pjesë të mallrave ishin fshehur nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet e vjedhura.

Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj. Një pjesë e mallrave të vjedhura ju kthyen pronarëve.

3 Komente

  1. p
    pellazget

    emo mire, ca celulare vodhen. greku na ka vjedhur gjithe Camerine...

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xyz

      Po sikur të vidhnin biznesin tënd ose celularin tënd kështu do të thoshe?

      Përgjigjjuni
    2. U
      Universi shpresa ime

      E keni bër gjuhën shqipe lesh e qime. O gazekarat e merumit. Hajdut dhe grabitës kan shpjegime të ndryshme . Shkoni mbaroni fillmore ju q.fit kina ropt . Injoranët punojn në gazetari.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje