Data 5 mars shënoi përfundimin e Vetting-ut. 805 magjistratë dhe ndihmës ligjorë iu nënshtruan procesit të gjatë të verifikimit, të bazuar në tri kritere: atë të pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale.
Por cilat kanë qenë efektet që shkaktoi ky cikël?
“Një rritje të ndjeshme të atyre që janë stoqe të dosjeve nëpër çdo gjykatë. Mendoj që vetting-u ka sjellë, deri diku, jo risi për sistemin gjyqësor shqiptar; përkundrazi, ka sjellë regres. Dhe gjyqtarët e rinj dhe prokurorët e rinj, shpeshherë, janë jo mjaftueshëm të kualifikuar për vendimmarrjet e tyre. Një gjë që bëhet me nxitim, thotë populli, nuk del mirë, thotë populli”, Altin Kaziaj, jurist.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që është shkalla e dytë e vetting-ut, ka dhënë 417 vendime.
Megjithatë, mandati kushtetues i këtij organi përfundon në qershor të këtij viti. Përgjatë këtij harku kohor, KPA do të vijojë procesin e arsyetimit të vendimeve të mbetura, të shpallura më parë, si dhe do të shqyrtojë kërkesat e subjekteve të shkarkuara për rishikimin e vendimeve të dhëna nga Kolegji. Juristi Kaziaj thotë se, megjithë monitorimin ndërkombëtar të të gjithë procesit, besueshmëria është cenuar nga politika.
“Ka një libër: “Kush i kontrolloi kontrolluesit”. Ata janë emëruar politikisht. Nuk është çështja që ndërkombëtarët e bëjnë më të besueshëm, por ndërkombëtarët nuk marrin pasojat e një sistemi. Pasojat e një sistemi të drejtësisë shqiptare i marrin shqiptarët. Nëse deri dje vonohej një çështje deri në 2 vjet, tani po vonohet 3–4 vite. Në apel po vonohet 7–10 vjet. Nëse drejtësia nuk jepet në momentin që duhet dhënë, nuk është më një drejtësi e efektshme”, thot juristi.
Procesi i vetting-ut ka qenë një nga ndryshimet thelbësore që sistemi pësoi në vitin 2016 me reformën në drejtësi.
Aktualisht, në sistemin tonë gjyqësor ka 244 prokurorë dhe 338 gjyqtarë.
Proçes qe solli nje drejtesi edhe me te korruptuar dhe te varur politikisht nga familja Berisha se sistemi qe kishim me pare. Komplet deshtim i Rames dhe PS.
U mbars mali dhe polli nje mi.
Shterrezoi mali, polii nje mi ! Keta qe kaluan vetingun jane me keqe se ata qe nuk e kaluan. Ne Shqiperi eshte perzier keqe dheu me plehun.
Tani vetoni ata qe kryen vetingun, dhe pas tyre vetoni tama Spak dhe Gjkko.
Natyrisht qe regres per deri sa kaluar vetingun prokurore si puna e Dumanit apo ketij tjetrit Brahos me katran se Dumani apo Olsi Dado me ca qelbanime te tjere qe dine vetem te zhvatin xhepat e njerzve ne hall se atyre qe kane shkaterruar shtetin , kane vrare e zhdukur njerez as i shqetesojne fare . Duhet edhe nje veting tjeter per keta qe e lauan te parin e qe u vune ne prove po rezultuan te pa afte tashme duhet te denohen shume me ashper jo vetem largim si te parit po te kethejne super rrovat se kane mashtuar . Bile ata qe nuk kane vepruar karshi bandes te Saliut te proceduhen me heqje lirie .

SPAK jane zagaret e komunistit Berisha , vetem kur te heqin keta zagare behet drejtesi ne Shqiperi , si mundet te mbeshtetet ky SPAK kur dy vrases si Berisha eMehdiu dalin per dite ne TV
Ka ardhur koha te kthehen ne drejtesi ata qe nuk kaluan vetingun dhe te largohen prej saj ata qe e kaluan vetingun se bashku me ata qe bene vetingun. Ironike por e vertete. Keto ndodhin vetem ne Shqiperine e Sali kermes qe manipulohet nga Serbia prej vitit 1981.