Në qytetin e Beratit është përkujtuar sot 25-vjetori i rënies në krye të detyrës i Dëshmorit të Atdheut, kolonel Arben Zylyftari, një nga figurat e Policisë së Shtetit në periudhën e trazuar pas vitit 1997.
Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar kontributin e Zylyftarit në rivendosjen e rendit në qarqet më problematike të vendit si Vlora, Lezha dhe Shkodra, duke theksuar se ai mbetet një ndër simbolet e sakrificës dhe guximit në përballje me krimin.
“Ishte kurajua, trimëria, përkushtimi dhe sakrifica e oficerëve dhe policëve si Kolonel Arben Zylyftari që rivendosën rendin dhe autoritetin e shtetit në periudhën e vështirë të ngjarjeve pas vitit 1997, kur krimi kishte marrë rrugët,” shkruan Nasufi.
Ai shton se Zylyftari, si figura më e lartë e Policisë që ra në krye të detyrës, do të mbetet një simbol frymëzimi për brezat e ardhshëm dhe një ndër kryeheronjtë e altarit të të rënëve për Atdhe.
Béni ishte djale i urte , me kujtohet me qesen e duhanit pasi e pinte me te dredhur , qendronte gjithmone i vêtem te stolat e lulishte me ndonje liber ne dore . Ne gjimnaz nuk ka qene forte nxenes i mire , bile nuk e dija fare qe mèresh me pune policie kur e takova me tha jam pa pune me hoqi Berrisha ne dore mbante kaseta me filma policor .... E shikoje te tepert golorifikimi qe i behet nuk kishte asgje te vecante tek ne krijohen herronje pa pasur histori .