Përndoqi deri tek pallati 24-vjeçaren e më pas i vendosi flakën kabinës elektrike, arrestohet i riu në Tiranë

30 Maj 2025, 13:35Kronika TEMA
Përndoqi deri tek pallati 24-vjeçaren e më pas i vendosi

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përndjekur një 24-vjeçare.

I riu me iniciale A. B., ka ndjekur deri në hyrjen e pallatit të renë, e teksa është larguar i vendosur flakën kabinës elektrike të ndërtesës duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare.

Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. B
    Bababyfi

    Ne USA çdo njeri qe ben veprime kundra ligjit e nxjere foton e tij ne gazete , pse ketu ne Shqiperi nuk veprohet keshtu , te nxiret fotoja e kujdo edhe prostitutat qe ndslon policia , e populli ti njohe se kush jane , eshte gjeja me e mire , e TV mos te ftojne gazetaret neper opinione se na çane trapin per nate , por te demaskojne kete shoqeri funderine .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje