Dy automjete janë përfshirë ne një aksident në fshatin Gjorëm, njëri prej tyre furgon pasagjerësh.
Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, që lidh Laçin me Mamurrasin.
Nga ky aksident janë plagosur lehtë dy drejtuesit, ndërsa një pasagjer ka marrë plagë të rënda, dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Njëri nga drejtuesit është shoqëruar në komisariat, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Lini një Përgjigje