Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve

10 Korrik 2025, 07:39Kronika TEMA
Përshihet nga flakët, shkrumbohet restoranti në Theth. Zjarri

Një zjarr ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë mesnatës së kaluar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri u vu re në orët e para të mëngjesit dhe u shua falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës, të cilët parandaluan përhapjen e tij në ambientet e tjera përreth.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

1 Komente

  1. L
    Leberia

    Paketa e investitoreve strategjike. Nuk eshte per popullin ky mavria do vec te hajn hajnite.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje