Përshtatën lokalin në Lezhë për prostitucion dhe shitjen e lëndëve narkotike, 6 të arrestuar, 1 në kërkim

31 Korrik 2024, 13:30Kronika TEMA
Përshtatën lokalin në Lezhë për prostitucion dhe

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazani”, në Lezhë.

Policia zbuloi një lokal, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.

Të arrestuarit janë identifikuar si:

Krenar (Bashkim) Lika (pronari i lokalit) 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin,  për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;  

Blerina Leti 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale "Prostitucioni";

Ahmet Rizvani 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Alketa Volaj 37 vjeçe, banuese në Lezhë, Vjollca Haka 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe Klaudia Oshafi 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit". 

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje