Pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

11 Tetor 2025, 09:12Kronika TEMA
Pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Spanja

Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Spanja pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. 

Ndaj 34-vjeçarit Juxhin Drazhi, Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 30 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana 

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.  

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:   

J. D., 34 vjeç.  
 
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.  
 
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Lini një Përgjigje