Ramiz Muçollari është vrarë nga forcat speciale RENEA brenda banesës së tij në fshatin Qesarakë në Maliq paraditen e sotme (12 gusht).
62-vjeçari ishte izoluar në shtëpi dhe nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar.
Pas ekzekutimit të kryefamiljarit, forcat RENEA u larguan nga vendngjarja.
Mësohet se mbrëmjen e së premtes (11 gusht) ai plagosi me mjet prerës gruan, Pëllumbesha Muçollarin, dhe goditi djalin Kamber Muçollari, me mjet të fortë. Nënë e bir u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa kur policia ka shkuar tek banesa e 62-vjeçarit, ky i fundit ishte mbyllur brenda dhe ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve.
Në vendngjarje mbrërritën edhe forcat RENEA, që mëngjesin e sotëm arritën të futeshin brenda banesës dhe sipas policisë, ekzekutuan Ramiz Muçollarin gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.
Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.
Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.
Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.
Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.
Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.
Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Mirenjohje Reneas.ata ben detyren,do te thonte Ministri ! taulanti do bente mir ta pergezonte Renea tek instuticioni i tyre larg kamerave,sepse nje pergezim i till euforik , ( aq me teper per nje te semur mendor) esht anti njerzor dhe human,dhe ne syt e mi si lexues,Ministrin tulantin e shoh si Lavdrim Muhaxherrin,i cili ndjente kenaqesi ne ekzekutimin e pengjeve. Ky Minister me inteligjencen,e tij zor se do te behet ndonjeher,ti shkruet emri si te gjith Njerzis me germ te madhe .
I lumtë dora ..... madje do nxirrja edhe ligjin : mbrojtësit e skizofrenëve të izoloheshin bashkë me ta .
Shume gabim qe e vrane . Ata ta mbanin te rrethuar derisa ai te dorezohej per mungese ushqiesh . Aq me teper qe ai paska qene i semure mendor, nuk duhej vrare sepse cdo gje e ka bere pa ndergjegje
Shko re rrot kari
Ta mbanin te rrethuar dhe ca kohe te ziun. Do dorezohej pastaj.
Çunat e Reneas gjithmonë të gatshëm për të vënë jetën e tyre në rrezik për mbrojtjen e qytetarëve! Mirënjohje gjithë skuadrës për punën e bërë!
Përgëzime policisë që është gjithnjë e gatshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
Sa te rrezikuar jemi nga njerez te tille. Veprimet e tilla jane te duhurat
Kjo eshte ajo qe meritonne te gjithe kriminelat e ndyre si Ramizi
Dhuna ne familje nuk duhet toleruar ne asnje menyre