Ra në kanal teksa po peshkonte, kush është i riu që u mbyt në Fier

11 Gusht 2023, 14:12Kronika TEMA

Ra në kanal teksa po peshkonte, kush është i riu që u mbyt

Hamik Senka është 21-vjeçari i cili u mbyt pasi ra aksidentalisht në kanalin ku po peshkonte në fshatin Pojan të Fierit.

I riu ka qenë duke peshkuar në momentin që ra në ujërat e kanalit. Policia bën me dije se ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se për gjetjen e trupit të riut ka mbërritur dhe një gomone që do të ndihmojë ekipet e policisë.

1 Komente

  1. B
    Bumbum

    Peshkatar që sdi not . Gjynaf prindrit ... u preft në paqe shpirti I tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje