Po organizohej atentat/ Policia gjen BMW X6 me 3 kallashnikovë e 2 bidonë benzine brenda! Makina afër shtëpisë së Erion Alibej

19 Shkurt 2023, 10:43Kronika TEMA

Po organizohej atentat/ Policia gjen BMW X6 me 3 kallashnikovë e 2

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë ka parandaluar ngjarjen e rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” është lokalizuar një automjet i parkuar tip fuoristradë, i cili është rrethuar nga dhjetëra forca policie.

Brenda mjetit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se dy personat e punësuar për të kryer atentatin janë vrasës me pagesë. Ata do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin. Dyshimet janë se atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën.

Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

Makina është tip fuoristradë dhe është gjendur në zonën ku ka shtëpinë Erion Alibeaj në Elbasan, por nuk dihet nëse kjo makinë është apo jo porosi e tij apo e grupit tjetër kriminal.

5 Komente

  1. p
    poli

    Po mire kur keni konstatuar gjithe kete arsenal perse nuk e keni survejuar per te kapur atentatoret apo parandaluar vrasjen e adresuar.Apo ne kete forme behet edhe me e lehte qe akuzatoret te marrin nje avokat dhe te dalin te pafajshem ! Pra keni kapur bime narkotike dhe kati kerkoni te gjeni te kujt jane ,kur mund te viheshit ne ndjekje dhe te neutralizonit vrasesit perpara atentatit. Ne kete rast i keni shpetuar edhe mjetin e te jini te bindur qe lenda djegese do te perdorej per tjeter automjet e jo per kete qe i dispononte.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poli -

      Poli ! jane policet shkerllata qe bashkpunojne me kriminelet, shih policet me 6000 lek rroge dhe jane gjith me vila ,makina luksoze ,femijet ne shkolla private nga mete shtrejtat,Prendaj ky shtet nuk funksionon prej ketyre krimineleve me uniforme qe dekonspirojne operacionet .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leo

        Jane policet bashkpuntore me kriminelet o Poli.

        Përgjigjjuni
      2. f
        fshtari halim

        Ky Erion Alibeu mos eshte gje kasapi i lagjes apo kryeplaku i zones? Aty afer e ka shtepine edhe gjyshja nga nena e Asdren Potifit,mos ndoshta eshte kercenim per gjyshen e Asdrenit?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trix

          Shume amatore policia pse nuk shpallet ne kerkim pronari i automjetit!Arrestojeni dhe nxirrjani fjalet me pinza nga goja dhe zbardhet ngjarja.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje