U dëmtua gjatë punimeve me skrep në gurore, vdes 24-vjeçari në Vlorë

21 Maj 2024, 17:00Kronika TEMA
U dëmtua gjatë punimeve me skrep në gurore, vdes

Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Vlorë.

I riu, punëtor në guroren në fshatin, Brataj në Selenicë, është aksidentuar gjatë punimeve me skrep. Si pasojë ai është dëmtuar nga gurët dhe ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje