Policia aksion në Lushnjë dhe Fier, çmontohen 20 kamera të vendosura nga grupet kriminale

29 Janar 2023, 10:05Kronika TEMA

Policia aksion në Lushnjë dhe Fier, çmontohen 20 kamera të

Policia ka vijuar operacionin mbarëkombëtar “Fijet” për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

“Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit”, sqaron policia.

Lini një Përgjigje