
Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij ku si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike, janë pezulluar 21 leje drejtimi.
Periudha është nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 kilometra për orë në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.
Gjithashtu janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të rinj.
Nga kontrolli, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h, të cilat variojnë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë të rinj;
Si rezultat i përdorimit të një prej makinave inteligjente nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesë e flotës së automjeteve që iu shtua së fundi Policisë Rrugore, janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të tre shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset monitorohen me dronë edukues, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike.
Si qenka "kerdi" se ka vene 146 gjoba ne nje qytet me 180mije makina o gazetar p....robsh!