Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra ish-gjyqtarin Neritan Cena

14 Prill 2023, 12:50Kronika TEMA

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra ish-gjyqtarin Neritan Cena

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, anëtarë, konfirmuan unanimisht vendimin e KPK-së .

Gjyqtari Cena shfaqi probleme me justifikimin e pasurisë, e cila solli edhe shkarkimin e tij.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3 Komente

  1. A
    Ani

    Nje plehre me pak!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Farsa të rreme për të na treguar atë që e dimë me kohë,dmth se gjykatat shqiptare janë të korruptuara dhe që meritojnë të gjithë gijotinën e pa prehur mirë.

      Përgjigjjuni
      1. Po a e dini qe ky njeri iken nga sistemi dhe duke ditur kete fakt edhe vete ai, ka dy vjet qe ne magjistrature per tu bere gjyqtare u fut e shoqja e tij, Suzana Cena. Dmth ik burre te ulet gruaja se korrupsioni vazhdon dhe familja ecen perpara e shendetshme. Kjo eshte vertet nje tmerr qe po ndodh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje