“Pronari në hije i biznesit të vdekjes”, gazetari: Provat flagrante që implikojnë direkt Shkëlzen Berishën

26 Janar 2023, 19:49Kronika TEMA

“Pronari në hije i biznesit të vdekjes”, gazetari: Provat

Gazetari Adriatik Doçi tha në një intervistë për Euronews Albania se ka prova dhe dokumente që vërtetojnë që Shkëlzen Berisha jo vetëm ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit, por se ishte pronari në hije i ‘biznesit të vdekjes’ në Gërdec.

“Kur shpërtheu Gërdeci, 2 orë më pas, Mediu i telefonin 4 herë Berishës dhe Mihal Delijorgjit. Para se të nisin procedurat për këtë çështje, Shkëlzen Berisha del dhe hyn në zyrën e Fatmir Mediut dhe kjo është e faktuar, se çfarë kanë biseduar nuk dihet.

Por pasi ata takohen, Mediu përgatit një dokumentacion që e çon në qeveri që përcakton edhe kompaninë që duhet të merrej me këtë proces që është Mihal Delijorgji dhe një amerikan që kishte përfaqësues ligjor Rrahman Selmanllari, që është mik i Shkëlqen Berishës.

Ministrat Rusmali dhe Bode e kundërshtuan propozimin e Mediut në mbledhjen e 17 shkurtit 2007, madje ka pasur edhe debat mes tyre”, tha Doçi.

4 Komente

  1. F
    Futja kot

    Keto nuk jane prova se na u bete te gjithe juriste!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Tani xeni i babit, te marre ndonje pale nga ato tangat firmato qe shiste karmina ne bllok.

      Përgjigjjuni
      1. t
        trimi

        zeni sy peshkaqeni eshte me i lyer se sal serbi jo vetem me vjedhje por dhe me drog e vrasje deri ne fyt.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kicioti

          Kujt i dedikohet filmi amerikan i hollivudit, QENT E LUFTES???,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje