Përgjimi: Ja si bosi shqiptar i drogës mëson ‘shpërndarësin’ se si të presë kokainën

26 Janar 2023, 16:57Kronika TEMA

Përgjimi: Ja si bosi shqiptar i drogës mëson

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi. Ata  drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge.

Megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  

Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane. Në përgjime është një pres bosëve të grupit që i mëson shpërndarësit të drogës se si ta ndajë heroinën.

Biseda:

Bosi: Duhet të marrësh një sitë tjetër sepse kjo nuk është e mirë. Më jep pak substancën e prerjes që është aty. Sa të tillë janë këtu?

Shpërndarësi (i numëron): 7 gjithsej

Bosi: Atëherë më jep edhe një tjetër.

Shpërndarësi: Sa heroinë me sa substancë prerjeje do të përziejmë? Për shembull sa prej kësaj substancës së prerjes dhe sa prej kësaj (heroinë)?

Bosi: Avash avash, merr pjesën e përzierjes

Shpërndarësi: Këtë thesin e vogël këtu?

Bosi: Po ma kalo atë thesin e vogël, hape dhe ma kalo pak...

Lini një Përgjigje