U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: I duheshin lekë për një ndërhyrje kirurgjikale, armët ishin harruar nga familjarët

26 Janar 2023, 12:57Kronika TEMA

U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: I

Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Fredi Krasniqin, i arrestuar pasi u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak.

Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe kërkuan zbutje të masës por që nuk u pranua.

Ashtu si klienti i tij, edhe avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997 dhe Krasniqi po priste një amnisti për t’i dorëzuar ato në polici dhe se ishte lehtësisht e verifikueshme që objektet ishin prej kohësh në këtë godinë pa u prekur.

 “Është invalid dhe shkaku që e ka shtyrë janë kushtet ekonomike se duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e ka pasur të pamundur ndër vite për ta bërë.

Në ambientet e banesës ka mbjellë disa bimë. Ndërhyrja kirurgjikale është më tepër se 40 mijë euro.

Armët janë që nga 1997 në një shtëpi të braktisur në bodrumin e saj. Armët ishin të pluhurosura dhe të harruara nga familjarët”, tha avokati.

3 Komente

  1. t
    tony

    Ti avokat je bashkepunetor ne krim dhe duhesh marre direkt ne SPAK per veprimtari kriminale.Po ku e gjen te drejten ti more i felluqur qe çdo gje mund te jesh por avokat nuk je ti je nje mashrues qe duheshe perjashtuar me kohe dhe te ishe ne burg. Si e justifikon veprimtarine kriminale me te cilen si mer jete njerezish dhe ti thua se i duheshin para dhe te helmoje njerez dhe ai te pasurohet. Jo kjo nuk ndodh kete çudira avokati thote se i duheshin leke prandaj vrau , nuk e di ??????!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petrit

      E justifikove, Bravo. Nuk mbet gje tjeter vetem policia t`i kerkoje falje. Sugjeroj qe te hapesh nje llogari bankare qe te depozitojme ndihma.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Km

        Me shtepi kater kateshe dhe nuk Ka leke per operacion?Mire dy Kate me l'abbia,po' njezetra arme,dhjetra granata ,micione,snaipere ,per cfare i kushte?Nese per operacion,ato nuk muroseshin,por dilnin ne treg.Hajde avokat ,hajde.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje