Protesta e dhunshme e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë Tiranë, arrestohet 53-vjeçari që dhunoi policët

21 Prill 2024, 11:50Kronika TEMA
Protesta e dhunshme e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë

Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi gjatë protestës së dhunshme të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë përpara Bashkisë Tiranë, ai ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.


Arrestimi i 53-vjeçarit të identifikuar si Artan Muçmata vjen si rrjedhojë e hetimeve që po kryehen nga policia e shtetit në lidhje me dhunën e ushtruar nga protestuesit të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë  më 19 prill 2024.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë”, -njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Si more,keni arrestuar vojokushasin e Likefloririt dhe Fol-Tore-nhale,Ar-tan Mut-mut-in.

    Përgjigjjuni
    1. Analist

      Tregoini vendin.Plasen per sali kriminelib non graten Mbeten gjithe jeten duke shkateruar e djegur keshtu i mesoi gjithe jeten maskarai tradhetari sali kerma .Turpii mbuloftemasakrojne policet e pafajshem djegin bashkine.Bjeruni maskarenjve m..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje