"Ke 300 euro dhe ti" - Dënimi i Alfred Belerit, gjykata zbardh vendimin. Përgjimi që “fundosi” fituesin e Himarës

16 Prill 2024, 17:44Kronika TEMA
"Ke 300 euro dhe ti" - Dënimi i Alfred Belerit, gjykata zbardh

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e arsyetuar me të cilin mbylli për 2 vjet pas hekurave Alfred Belerin, si fajtor për “korrupsion në zgjedhje”.

Në vendimin prej 90 faqesh, treshja gjykuese arsyeton se Alfred Beleri dhe i bashkëpandehuri i tij Pandeli Kokaveshi e kanë konsumuar veprën penale mes veprimeve të kundërligjshme në dy forma, me anë të ofrimit dhe dhënies së të hollave për zgjedhësin, ose për persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim që ai të votojë në një mënyrë të caktuar.

Sipas gjykatës, rezultonte e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se Dhionisis Alfred Beleri i ka ofruar Arsen Ramës shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do t’i gjente si votues të tij për kryebashkiak të Himarës dhe për shërbimin një shpërblim prej 300 eurosh. Mes provave të vlerësuara është ky përgjim ambiental, ku Alfred Beleri i thotë të infiltruarit “do të të jap, do të jap... nga 50 euro. Orea!” dhe pasi merr një “po” nga bashkëbisduesi shton “po panë në kuti ke dhe ti 300 euro”.

Sipas gjykatës, shumën monetare 40 mijë lekë për 8 vota, Beleri ia ka dhënë Arsen Ramës përmes të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili u la në 3 vjet shërbim prove. Në vendimin e arsyetuar gjykata rrëzon të gjitha pretendimet e ngritura nga mbrojtja e Belerit për shkelje të procedurës nga SPAK.

“Gjykata çmon se marrja e provave dhe fiksimi i tyre në aktet proceduriale është kryer në respektim të plotë të ligjit. Provat e paraqitura nga organi i akuzës nuk janë të dyshimta, të pakonfirmuara dhe kontradiktore, por ato janë të lidhura në sinkron me njëra-tjetrën”, thuhej në vendim.

Shtetasi Arsen Rama e ka pyetur të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, nëse do t’i mbledhë njerëzit dhe t’ia japë vetë, por ai i ka thënë qe nuk merret ai me atë punë, ndërkohë që shtetasi Arsen Rama i ka lënë një kopje të listës me emrat e votuesve.

Kjo bisedë ka këtë përmbajtje:

D- Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.

F-Ç’janë ata?

D- Votues, të tutë!

F- Po nuk merrem me atë pjesë unë, po merrem ….

D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, ti takosh.

F- Nuk dua ti takoj, dua emrat.

D- Emrat, të të bëj listën, të ti sjell këtu.

F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.

D- Po.

F- Edhe do i them unë..(nuk kuptohet).. për tu takuar po në qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prap bashkë.

D- Ok

F-Sot o vlla.

D- Sot, erdha!

Po në datë 10.05.2023, shtetasi Arsen Rama ka komunikuar në telefon me të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Dhionisios Alfred Beleri i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar.

Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar me njëri-tjetrin në lagjen “Potam”, jashtë ambienteve të lokalit “G…”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara kanë biseduar lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar dhe shumën monetare që duhej të perfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhionisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky i pandehur i ka premtuar shtetasit Arsen Rama se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të.

3 Komente

  1. R
    Rraseni brënda jevgun

    Lerini këto,se i kanë bër të gjithë,a jeni në gjëndje t'i hapni dosjen e Peshkëpisë që të bëhet dhjeputet i Europës,të dhjefsha Europën dhe Greqinë ku është katandis te një injorant me shtatë klas

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Keto fakte ti qoni ne parliament Europian, tja shohin mire fytyren e BEJLERIT dhe Micotakit.. Gjithashtu faktet kur te behen puplike te ja nisni gazetave greke ti puplikojne sikur jane dhe ta marrin vesh mire GREKET se kush eshte ky "HEROI "i tyre dhe kush fshihet pas tij.! Ky HOR ????

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Hajt tani gremisuni ju te 300 evrove qe na cani trapin me komentet per kete bytheqirin neo-grek, qe blen votat me parate e Greqise. Na u be grek edhe islamisti Bejleri. Donit prova, ja ku i keni.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema