Qendra e masazhit në Tiranë, ‘fole’ prostitucioni! Arrestohet ‘pronari’ 19-vjeçar, nën hetim dy vajza

21 Dhjetor 2024, 12:21Kronika TEMA
Qendra e masazhit në Tiranë, ‘fole’ prostitucioni!

Një tjetër qendër masazhi në Tiranë përdorej për ushtrimin e paligjshëm të prostitucionit.Pas zbulimit të ‘folesë”, u arrestua administratori i qendrës në rrugën “Sami Frashëri”, A.L, vetëm 19 vjeç.

Po ashtu u referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje