Ra në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e shtëpisë, humb jetën 67-vjeçarja në Lezhë

27 Shtator 2025, 17:57Kronika TEMA
Ra në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Gruaja me inicialet P.P., banuese në Grykë Zezë, raportohet se ra në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës.

"Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje