Ra nga skelat e kantierit ku po punonte, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali

6 Korrik 2024, 16:40Kronika TEMA
Ra nga skelat e kantierit ku po punonte, humb jetën 30-vjeçari

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në San Severino, Itali.

Ngjarja ka ndodhur të premten e 5 korrikut, rreth orës 17:30.

Sipas Ansa thuhet se shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje