Rasti i një vjedhjeje: Hajdutë e idiotë…

8 Janar 2023, 09:30Kronika TEMA

 

Rasti i një vjedhjeje: Hajdutë e idiotë…

Nuk ka zgjatur shumë “lumturia” e nënë e bir, ku e para vodhi një shumë prej 150 mijë eurosh në familjen ku shërbente si pastruese e i dyti bënte qejfi me ato çfarë bleu me to, makina luksoze. Për më tepër, i riu Havier Dobi dhe ia bënte me dije publikut më rrjete llojin e jetës që bënte, tipike prej asaj tashmë të shndërruar në sëmundje vanitoze, duke pozuar me makina të shtrenjta me pamje prej garipi.

Kjo është idiotësia e parë, ngase kur ke vjedhur, së paku inteligjenca, edhe pse amorale, ta do të fshihesh, të hiqesh me jetë të thjeshtë e modeste.

Idiotësie e dytë, po aq e madhe gjithashtu sa e param është iluzioni i krijuar se me para të vjedhura do mund të shijosh jetën. Eshtë thjesht një iluzion, varet thjesht se sa zgjat, por ka një fund, siç dhe në këtë rast.

Tashmë radhën e ka ndëshkimi ligjor dhe (vetë)poshtërimi. Tashmë, si e ëma që vodhi, Rozeta Dobi 59 vjeçe, e si i biri fluturak nga mendte, do dëshironin që mos ndodhte, jo zbulimi i tyre por vjedhja e 150 mijë eurove. Ndaj, po të ishin të mençur, e sigurisht cipëpaplasur, nuk do e kishjin bërë.

Për ç’rast është fjala konkretisht:

Nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.

Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar Inside. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve: Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë”, tha policia.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën policore.

Gruaja 49-vjeçare kishte sajuar një vjedhje të mundshme në shtëpinë ku shërbente, duke bërë rrëmujë gjithçka, gjasme e shkaktuar nga hajdutë. Por hetimet kanë zbuluar, falë idiotësisë së tyre që kanë rënë në sy për bërjën e parave të vjedhura “rrush e kumbulla” se janë ata autorët.

12 Komente

  1. r
    robi

    por duhet te vazhdoje procedura jo vetem me keta superhajdute nene e bir por dhe ma zyrtaren e shtetit ku i ka siguruar 500 e ca mije euro dhe pse si ka deklaruar ne shtet si punonjese e nivelit te larte qe e ka detyre ligjore.

    Përgjigjjuni
    1. R
      R

      Mero te paskan vene ne pozite te veshtire edhe ti merresh me pastrim halesh politikanesh dhe paguhesh me para te vjedhura.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuf

        Mos genje, Mero Kalbesira paguhet edhe me para te vjedhura, edhe me para droge, edhe ma para buxheti.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hahahahihihi

        Artikull shkruesi me moral si ai zgjebsi qe tha "dhe mbi te gjitha nuk do vjedhim kaq hapur"...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stefan

          Nuk ishin hajdute idiote. Vidhnin ne shtepi pushtetaresh ku mbanin para te vjedhura. Vidhnin hajdutet qe nuk deninconin dot vjedhjet. Po ja rrasin te gjitha kesaj fuçkës se arben ametit. Per te mos nxjerre emrat e te tjereve

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            Gazetari e ka gabim. Nuk është iluzion fare se me para te vjedhura nuk e shijon jetën. Shiko se si dalin dhe jetojnë si pashallarë femijet e politikanëve, drejtorëve, guvernatorëve dhe keshtu me radhë. Thjesht nje palë i mbron sistemi dhe një palë tjetër i ndëshkon. Varet se në çfarë klase hajdutësh je. Prandaj ule pak tonin dhe euforinë kur shkruan.....zoti gazetar.

            Përgjigjjuni
            1. R
              ROÇKODAN

              Shkoni ne lales dhe beni kontrolle tek vilat e salihit, agush metaj, ahmetajt,mul rockes, dhe shihni se sa euro dollar dhe flori lingota do te gjeni. Madje tek gjithe politikanet nga 90 e ne vazhdim do behet nje thesar miliarda dollare, te rindertohet edhe nje here shqypnia nga e para. yyyyyppppp zhizhi

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Është në Shqipëri ky problemi i hajdutëve, që janë mendjelehtë. Këta turpërojnë atdheun jo pse janë hajdutë po se janë mendjelehtë. Hajdutë që na nderojnë e na bëjnë krenarë janë pushtetarët e politikanët. Ata po. Vetëm Mona e dhjeu muhabetin kur nxori në TV 13 banjat. Ajo nuk dijti as sa macja e saj, e cila nuk do ta tregonte kurrë banjën e vet po ta kishte pyetur Sonila Mrçoja. Dhe është për të thënë që hajdutët mendjelehtë turpërojnë e u bien më qafë edhe maceve të tyre, që i kanë pjesëtare të familjes, e jo më atdheun që s'e kanë gjë. Për të mos na turpëruar më propozoj të hapet një akademi për hajdutët, si ajo e plepave që hapi Sala (ja një njeri që e di se si duhen ndihmuar hajdutët). Pedagogët të merren pikërisht nga ata që kanë mbaruar atë akademi. Kryetar akademie apo rektor të vihet Gjin Gjoni, pedagogë të jashtëm por kryesorë dhe me pagë si të brendshëm të jenë fëmijët e dhëndri i Salës. Për pedagogë të tjerë le t'i lihet publikut t'i zgjedhê.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Al

                  Hajdutet u vodhen hajduteve… normal qe do behet lajm!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T

                    Hajdutja me pushtet eshte turp te kete te drejte morale te flasi. Presim te flasi drejtesia

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tati

                      Kur nuk u vjen turp politikaneve, kryetare bashkie, te korruptuar pse duhet ti vije turp asaj te shkretes. Nuk u vjen turp ju gazetareve hale qe paguheni me ndonje kocke politike

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arzt

                        Po pse a s'po e shijojnë paranë e vjedhur politikanet dhe oligarkët shqiptarë? Shkrim mediokër

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje