Jeton Lami shoqëroi Brilant Martinaj para masakrës me tre të vrarë? Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike të ish-policit

7 Janar 2023, 17:35Kronika TEMA

Jeton Lami shoqëroi Brilant Martinaj para masakrës me tre të

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Prokuroria e Krujës ka kërkuar nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e ish agjentit të Operacionales Jeton Lami, në ditën kur ndodhi masakra në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha,

Sipas gazetares ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi.

Prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.

1 Komente

  1. J
    Juli

    Une nuk kuptoj diçka,si e merr vesh Klodiana Lala,Tan Hoxha, e te tjere,se çfare kerkon prokuroria,kë investigon etj?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje