Refuzimi nga mazhoranca i dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

1 Nëntor 2025, 13:34Kronika TEMA
Refuzimi nga mazhoranca i dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje sa i përket ngritjes së dy Komisioneve Hetimore për zgjedhjet e 11 majit, e cila u refuzua nga Partia Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se “duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit”.

“Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar.

Përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjeson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizmin.

Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik. Ne kërkojmë standardet që ka çdo vend i BE-së, asgjë më shumë. Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane.

Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës së qeverisë, por vendi ku opozita kontrollon, kërkon llogari, nxjerr përgjegjësi. Opozita nuk do të bëhet kurrë një stoli e një bande që pasi asgjesuan zgjedhjet e barabarta dhe të lira, duan të asgjesojnë edhe Parlamentin”, shkruan Bardhi.

5 Komente

  1. M
    Munika

    Kurse keta plehrat e Saliut duan ta kthejne parlamentin ne shtojce te hetuesise. Na ngrenci mune!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Keta 10 deputetet (ata qe votuan per shkarkimin e Peleshit), kane gati kerkesa per 48 komisione hetimore. Qellimisht eshte te nxjerrin jashte funksionit pushtetin e pare, parlamentin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Gazore Bardhore c'thot LGBT (FRAKSION I PD)

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

          shko mor pederast muti. kush ja u var juve teneqen. ju jeni te vdekur. dhe te mbaruar. me ne krye. kriminelin sali kermen krimineli i shqiperis

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Qe te dy jane komisione kot.Per Mc Gonigalin dikur u be nje interpelanca ne kuvend ku Rama u shpreh per ngjarjet,mund te kene qene dy takime ne Shqiperi dhe nje ne SHBA.Takime pese minutëshe,pa ndonje detyrim,ne ate kohe amerikani ishte drejtor ne FBI dhe nuk kishte ndonje problem.Rama e kishte lajmëruar ambasadën amerikane,kurse atij tjetrit i hoqen verejtjet pse nuk ka lajmëruar per takimet.Mc Gonigal pati probleme gjyqësore ne vend,ku gjate proçesit nuk u permend kush nga Shqiperia dhe ai u denuar me 4 vjet burg per fajet e veta.Kaq eshte folur dhe gjykata amerikane i mbylli hesapet me te.Problemi i zgjedhjeve nuk merret vesh çfarë duan te jetojne,pasi te gjithe mundesite per hetim ja dhane ,i bene ,rinumeruan me qindra mije dokumente te zgjedhjeve ku paten deshiren dhe nuk u gjet asgje.Thone kemi fakte por nuk kane asnje.Thone raporti final ka bere namin por raporti i quan zgjedhjet konkuruese dhe te qeta dhe jep rekomandimet si çdo here ka 35 vjet dhe nuk i quan zgjedhjet jo legjitime.Perseri aty i kane letrat askush nuk i pengon t'i hapin,ne krahasim qe ne kohen e tyre nuk lejonin,te prekeshin dokumentat zgjedhore.Duan vetem te bejne shiu para publikut si ne komisionet e mëparshme,ku nuk zbulohen asgje por vetem bertasin,si puna e ketij Bardhit qe nuk asht per asgje vetem per te Beratit,pale kur ben si trim

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje