Rrajat kërkohen për dhunën, dyshohet se nuk kanë dalë nga vend

12 Korrik 2023, 15:50Kronika TEMA

Rrajat kërkohen për dhunën, dyshohet se nuk kanë dalë

Kur po kalon një javë nga dhuna me shkopinj bejsbolli në borizan të Krujës, 6 anëtarët e familjes Rraja janë ende në kërkim. Burimet kanë bërë të ditur se dyshohet që ata të mos e kenë lënë territorin shqiptar, të paktën sipas verifikimeve në sistemin TIMS.

Katër ditë pasi Rrahman Rraja ka lënë mandatin e deputetit, KQZ ka vendosur zëvendësimin e tij duke plotësuar vakancë.

Rraja u largua nga parlamenti pas publikimit të videos ku djali i tij, vëllai dhe familjarë të tjerë goditën me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta Jashar dhe Bilbil Memën.

Madje pamjet e dhunës së egër të publikuara në media u filmuan nga vetë familjarët e deputetit.

Për këtë vetëm tre persona janë në qeli dhe një është në arrest në shtëpi.

6 persona të tjerë përfshirë dhe djalin e deputetit janë ende në kërkim. Burimet kanë bërë të ditur se të gjitha pikat e kalimit të kufirit janë njoftuar për të ndaluar të akuzuarit nëse do të tentojnë kalimin.

Po ashtu mësohet se nga verifikimi i sistemit TIMS ata nuk kanë dalë nga Shqipëria.

Dyshimet janë se fshihen te të afërm apo miq të tyre. një tjetër dyshim është se pas dhunës janë fshirë edhe pamjet e filmuar në lokalin ku ata rrahën dy personat e tjerë madje është edhe riformatuar sistemi.

Konkluzioni është arritur pas këqyrjes së të gjithë materialit.

1 Komente

  1. Roberto

    Po ca verifikimesh idiote beni o te shkretet ju. Pse kaq budallenj te jene ata sa te kalojne pikat kufitare ne kembe?? Po pse pak here shqiptaret kane kaluar kufirin me toke,det etj??Ju dhjefsha sistemin TIMS. Kamerat e lokalit i ka fshire i zoti pra edhe ky duhet te hyje ne burg per fshehje te provave dhe suport ndaj gruoit kriminal Rahja.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje