Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin "Opinion" ku komentoi atentatin e pasdites së djeshme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit ndërsa mbeti i plagosur miku i tij, Muçi Shaljani.
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje mjaft interesante nga jeta e Gilmando Danit duke thënë se ky i fundit shoqërohej gjatë gjithë kohës nga Muçi Shaljani dhe qëndronte në hotelin e tij, "Ramel" i cili ka zënë hapësirë publike në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala ngre pikëpyetje të forta se mbetet e çuditshme se si nuk ka asnjë procesverbal për ish-të dënuarin.
"Gilmando Dani shoqërohej gjithë kohën me Muçi Shaljanin. E çuditshme se si policia nuk ka asnjë procesverbal për këtë ish të dënuar. Ai rrinte me Muçin dhe qëndronte në hotelin e tij që ka zënë hapësirën publike në Tiranë".-tha Lala.
Muçi Shaljani merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel "RAMEL" në Tiranë.
Shaljani me hotel në Tiranë . Edhe pa leje , edhe polic ,edhe merrej me shitje pronash . Po mirë more shoku Kim ,ato balistiket për çfarë i mban aty në magazinë ? Po hidhi mor aman nja dy a tre copë këtej nga ne . Se nuk ngeli Ufo pa u bërë pronar këtu .
Ore po te germoj qeverija.policija e drejtesija,te gjithe drogaxhinjte,te korruptuarit e qeverive e pushtusat e pronave,jane ber me hotele,me rizorte,me tv private e lloj lloj biznesesh... Dhe keta jane te lidhur me njeri tjetrin e mbrojne njeri tjetrin ne krime e vjedhje dhe nuk paguajne detyrimet dhe ne fund qeverite per nje dore votash ja falin,kurse popullin e thjeshte e fusin ne burge
Po dhe Gilmani ka punuar tek ANTIKONDRABANDA dikur. Nuk me kujtohet nen cilen qeveri.
Dakord, Klodiana, eshte keshtu sic thuaj ti! Pyetja eshte: pse nuk i shkruaje keto te dhena para se te ndodhte antetati! Nuk e di se cili eshte profesioni prej te cilit paguhesh; je gazetare investigative, apo zedhenese e ndonje prej agjensive te sigurise kombetare?! Ne media ti po shitesh si gazetare qe zoteron informacione shume diskrete dhe te rendesishme!
Tashti i nxjerrin keta gazetarucet qe paguhen te gjith nga krimi,,,po deri tashti cfar beje ti zonja laraska,kur paske kaq shum informacion,,
Ky person eshte skeduar shume kohe perpara, kur punonte ne Forcat Speciale te Flamur Nokes. Me sa kuptoj une, ky hotel eshte i perbashket me grupin Shullazi. Perderisa ky burgaxhiu ka muaj qe fle ne hotel, ai patjeter eshte bashkpronar, nuk paguan. Atij qe iku i qofte rruga e mbare se ashtu e kishte katandisur jeten e tij, duke imarre pronat, duke vrare njerez te pafajshem. Ndersa ky pronari i hotelit ne Tirane, qe sherbente si shofer, me sa duket edhe po u sherua, e pret rruge e gjate, sepse eshte pjese e grupit te Shullazit, ka shenuar pronat e tyre ne emrin e tij.
Shiko si shkruan gazetarja :Hoteli Ramel ne token e zene ne hapesiren publike.Organet qeveritare e kane legalizuar o nga frika e ketyre te forteve ose kane marr leke Nuk shohin keto por jane qepur kotecave avllive e murembajteseve qe behen per tu mbrojtur shtepite .Po çfare te thuash me se ne vesh te shurdher bien keto shkrimet tona