SHENIM: Linçimi i Rovenit që nuk ka marrë lekë duhet hetuar më shumë se polici që ka marrë lekë

21 Prill 2025, 23:26Kronika TEMA

SHENIM: Linçimi i Rovenit që nuk ka marrë lekë duhet


Lajmet se Roven Zeka, një drejtues i Komisariatit Rrugor në Tiranë, është shoqëruar për mitmarrje, prej tre ditësh mbushin portalet shqiptare. Flitet vetëm për të.

Në fillim, u mor e mirëqenë që mund t’i kishte ndodhur ndonjë incident, siç ndodh rëndom me policët e qarkullimit në Shqipëri.

Por, sa më shumë lexoje lajmet, aq më shumë nuk shpjegohej historia.

Flitej për një grua të “fuqishme”, bashkëshorte biznesmeni, që kishte korruptuar policin dhe ky kishte marrë lekë.

Më pas, pak nga pak, doli që burri i kësaj gruaje i kishte dhënë 1 mijë euro një polici të qarkullimit, dhe ai i kishte thënë: “dua edhe 1 mijë të tjera për ata lart”.

Emri i Rovenit nuk ishte askund. As në komunikimet e tij, as në komunikimet e tjera nuk rezulton që ai të ketë marrë lekë apo të ketë kërkuar lekë.

Megjithatë, linçimi vazhdoi, dhe të gjitha portalet botuan fotografinë e tij nën titujt për “bandën e qarkullimit rrugor që ka marrë lekë”.

Në fund, del që akoma nuk ka asnjë provë që ai të ketë kërkuar, pranuar apo qenë i përfshirë në ndonjë histori ryshfeti në këtë ngjarje banale.

Ndërkohë, portalet vazhdojnë të botojnë fotografinë e tij dhe të shtrembërojnë historinë duke e paraqitur si të përfshirë në marrje parash.

Ky është një linçim i drejtuar.

Uroj të mos vijë nga brenda SPAK, për ndonjë mëri mes policësh apo prokurorësh për pazaret e tyre të vjetra. Por është qartazi një fushatë e orkestruar ndaj tij.

Dhe këtu është më interesante të hetohet: përse në qendër të linçimit është vënë dikush që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe i del vetëm atij emri, ndërsa të tjerët përmenden si personazhe me iniciale?

Kjo ose është një luftë e brendshme klanesh në polici, ose një fushatë e dirigjuar nga prokuroria kundër tij apo eprorëve të tij. Por vetëm luftë kundër korrupsionit nuk është.

12 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Ne qoftë se SPAK vepron ne kete mënyrë, atëhere ne qenkemi kthyer tek SHIK-u i Gazidedes dhe Sigurimi Enverit. Perndiqet njeriu si të dojë prokurori. Po kete SPAK-un kush e monitoron?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bari Falliu

      Te kete dore SPAK - u? - hedh dyshimin artikullshkruesi. Edhe mundet. Kjo strukture deri tani ate pune ka bere, ne fillim subjektin nen hetim ia ka nenshtruar gjyqit popullor (ne portale etj.), pastaj e ka futur ne burg pa gjyq dhe pa akuze konkrete, duke i thene indirekt: "Rri ti ne burg deri sa une te gjej provat e te bej gati dosjen per te te gjykuar e denuar". Uroj qe ky polici, te cilin po e lakojne kaq shume pa asnje fakt, te jete i pafajshem. Nese ka bere dicka, ne qafe paste veten.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tutu

        Po ja fut pordhes … keta te qarkullimit jane bisha per leke .. sa me lart aq me kryebishe … te gjith shqiptaret e dine se policia rrugore eshte nje makineri e persosur korrupsioni.. dhe stili i mos daljes vete ne skene te shefave( por jo mos marrjes te pjeses kryesore ) vete eshte formule ne korrupsionin e administrates ne Shqiperi… ndaj nuk asgje te tepert ne demaskimin se paku te tyre… kerkoni se cfare psurie do kete ky shef dhe do shikoni qe nje polic me rroge te thjeshte eshte ne rang beu… e mbani mend policin Arjan ne Himare , me skaf 50-60 mije euro bende gangesterin ( jo riajtesin e ligjit ) deri sa madskroi nje femije te pafajshem ..!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Sa here lexoja lajmet rreth kesaj ceshtjehe, kurre nuk e kuptova se cili ishte roli I drejtorit te qarkullimit ne jete histori! Shume turp!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fiqiriu.

            Leri keto shemime o Mero,qarkullimi rrugor eshte bere nje turp kombetar,ra ne pergjime rastesishte,se ndryshe do vazhdonte te paloste topat me leke.Besoj se e di zhinxhirin e parasë nga poshte lartë.Me e ndershme eshte per ty që tu besh thirrje SPAK qe i bejne verifikim pasuror ketij dhe dy kulushave te tjerë e do shikosh se se i kane blerë vilat,kur neve policët e ndershem,nuk kemi ende banese,mos e merr ne mbrojtje,pavarsisht nderit qe te ka bere.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Nuk ka lufte te mirefillte kunder korrupsionit te vertete ne shqipni sot, me ckuptohet ka vetem lufte kunder njerezve qe nuk korruptohen. te korruptumt nuk duken kund. Spaku ta gezoje inatin e dallaveret qe ka mbrena. Dikur Salih Hajduti akuzonte kundershtaret per vjedhje, e vete vidhte familjarisht, keshtu eshte edhe sot. Njerezit e drejtesis ne pergjithesi janne me Salen. se jane hajnat ma te medhej pas Sales.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Ky eshte spaku aspaku i drejtesise qe duam , kjo eshte nje kurth per qeverine per ta rezuar , kerkojne te vene ne krye nje hajdut , kriminel qe e lene te qelbi shqiperine .Turp per drejtesine .

                Përgjigjjuni
                1. n
                  niku

                  aman dhe ju po e nxirrni te palare me kete shkrim.po he pra mjaft

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    OK

                    Po ju pse si nxirrni me emer mbiemer ato police qe kane marre leke.Leqe ky artikull as emrin e shkruesit se ka. Me vjen keq nese eshte i paperlyer e ka rene viktime ne kete histori, por te gjithe e dime e ndoshta dhe e kemi provuar ne kurriz faktin qe policia rrugore eshte e korruptuar. Me kete nuk dua te them qe jane te gjithe, por me vjen keq kur kete gje e bejne pikerisht policet e rinj, te cilet supozohet te sjellin nje fryme te re ne kete strukture. ja sa te mbarojne zgjedhjet se me mire do behet. Tung

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      c

                      Ne nuk e dime konkretisht per kete "shefin", por e dime saktesisht se jo vetem policia por e gjithe administrata shteterore kur kane gje ne dore marrin rushfete sipas fuqise qe u jep vendi i punes , dhe eshte pikerisht shprehja "se kaq me duhet per vete e te tjerat per ata lart" ku ne shumicen e rasteve shuma "per ata lart" eshte me e madhe. Ketu nuk behet fjale per nje kafe apo nje dreke si dikur ne shenje mirenjohje por rushfeti qe merr administrata shteterore per vete e per "ata me lart" eshte mbi nje miliard euro ne vit. Pra cdo vit shqiptaret paguajn rushfet administraten e tyre nga nje Rruge Kombi per sherbime qe u takojne ne baze te ligjit. Po mos te ishte tarifa "per ata lart" nuk do kish shanse qe "keta poshte" te mbledhin rushfete qe shpesh here njerzit kane marre leke me fajde apo kredi per te paguar rushfetet e kerkuara nga administrata.Nuk ka pike diskutimi se ky"ma nalt" nuk i mban te gjitha per vete se duhet te jape edhe ai tarifen per "ma naltin" e tij se ky eshte kushti per te mbajtur vendin e punes dhe keshtu eshte krijuar nje rrjet merimange qe ben korrupsion dhe merr rushfete duke e kthyer administraten shteterore praktikisht ne nje organizate kriminale ose ne nje lloj bande qe grabit qytetaret .Kjo eshte njera nga aresyet pse njerzit e pambrojtur e te zakonshem ikin nga Shqiperia.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        KROI MBRETIT

                        SHIKU I GAZIDEDES DHE SIGURIMI I ENVERIT JANE MOTER E E VELLA:JANE ULUR KEMBEKRYQ DHE BEJNE I TE DUAN:KANE LIDHEJ ME SPAK DHE GJKKO

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nejse

                          Ështe shumë keq dhe shumë e rëndë të akuzohesh dhe të "demaskohesh" pa prova, nga "fronti popullorë" i fletë-rrufeve të mediave Serbo-Greke, që përbëjnë 99% të mediave sot në Tiranë. Metoda e punës së policisë rrugore në Shqiperi është e njëjta që në 1992-in, kur çdo polic të ndalonte në rrugë dhe të thoshte hapur : " 50 për lalën, apo 500 për Salën..."...!!! Populli ka një fjalë, që thotë : "për faj të drurit të thatë, u dogj edhe druri i njomë", pra, ketë polici rracë-qirësh, duhet shkrirë dhe "djegur" komplet me "dru të thatë dhe të shtrëmbër, bashkë me "drutë e rrallë të njomë dhe të drejtë", dhe të rindertohet një polici me djem e vajza të rinj, të shkolluar dhe të edukuar.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje