Sherr dhe tension në Bulqizë, demokratët shtyjnë njëri-tjetrin dhe shqyejnë derën

26 Prill 2022, 13:09Kronika TEMA

Sherr dhe tension në Bulqizë, demokratët shtyjnë

Me momente tensionesh dhe përplasje fizike është shoqëruar procesi i zgjedhjeve të Grupit të Rithemelimit në Bulqizë për kreun e kësaj dege të PD. 

Mbështetës të kandidatëve  Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani janë përplasur në ambientet e Kinemasë së qytetit duke shqyer edhe derën e saj me qëllim futjen brenda ambienteve të votimit.

Mësohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët ka parë prani të shtuar të votuesve të rivalit të tij duke tentuar kështu moslejimin e vijimit të votimit.

Kandidati Shaqir Manjani ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se tensioni u shkaktua për shkak të radhës. "Procesi po vijon nuk është ndërprerë, tensioni për  shkak të radhëve. Po votohet mbi listat e hartuara nga Komisioni i Rethemelimit", tha ai. Ndërsa kandidati tjetër, Fatos Hoxha refuzoi të prononcohej.

Rithemelimi është duke organizuar zgjedhje për riorganizimin e strukturave të partisë në rrethe, gjë që është kundërshtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e mirë e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së.

2 Komente

  1. r
    robi

    situata ne pd e Bulqizes u normalizua me mberritjen me urgjence te Sali Lushe kundertankut me nje grup shpellaresh nga bathorja

    Përgjigjjuni
    1. Zgjedhje të lira e të ndershme !

      Zgjedhje më të LIRA e të NDERSHME , nuk bëhen , si ç’tha dhe sh Gjata , dyert u shqyhem nga dëshira e madhe e votuesve për të votuar të parët !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje