Shifrat tronditëse: Çdo ditë përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona

26 Gusht 2025, 18:11Kronika TEMA
Shifrat tronditëse: Çdo ditë përfshihen në aksidente

Një pjesë plagosen e të tjerë humbin jetën... në rrugët e vendit përfshihen në aksidente rrugore mesatarisht 5 persona çdo ditë.  Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit ndodhën 636 aksidente rrugore me pasojë vdekjen apo dëmtimin e 883 vetëve.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore në harkun e muajve janar-qershor ndodhën për faj të drejtuesve të automjeteve. 88 aksidente u shkaktuan nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga kalimtarët.

Vitin e shkuar u shkaktuan gjithsej 2 mijë e 88 aksidente rrugore për shkak të së cilave 175 vetë humbën jetën. Në 2023-shin pati 1 mijë e 539 aksidente rrugore me 192 fatalitete.

Ajo që bie në sy në drejtim të shkaktarëve është fakti se aksidentet i shkaktojnë kryesit drejtuesit me më shumë eksperiencë të automjeteve. Ata me patentë mbi 9 vjet shkaktuan plotë 742 aksidente vjet nga 296 që shkaktuan ata me deri në 3 vjet eksperiencë.

Për shkak edhe të flukseve më të larta të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ndjekur nga Lezha, Durrësi dhe Fieri. Berati dhe Dibra janë dy qarqet me numrin më të ulët të aksidenteve rrugore.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se e shtuna është dita gjatë së cilës ndodhin më shumë aksidente gjatë shtatorit, ndjekur nga e hëna. E mërkura dhe e diela janë ditë gjatë së cilave ndodhin më pak aksidente. (Marjo Brakaj)

2 Komente

  1. k
    k

    Duhet të kthehen ke gomarët me ligj parlamenti.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Kshu eshte kur paguan 500 mije lek te vjetra per patente turp I botes te babzitur te gjith ne shqiperi mor ju a shkerdhefsha motren kush eshte instruktore...po morin leke me gjake

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje