
Policia e Himarës ka arrestuar një shtetas anglez, të cilit iu gjetën disa droga të forta që do t’i shiste në ambientet e argëtimit në Dhërmi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Çoeni ta bej burgun ne Ruanda , kur te mbaroj denimin te shkoj ne Angli .
anglez, me iniciale.o.z....behet fjale per Osman Abdyllin nga Hasi apo nga Durresi te plepat...lol = Njavash, se mund ta cojne ne Paskuqan a Bathore ku e ka shpine e vertete, or taj...klyshat mediatike shqipkare...
Fajin e ka saliu dhe Rai 3, po nga aeroporti i Rinasit si hyri? Shqiperia eshte mbushur me bordello, kurva, treg droge, tranzit droge, me banda kriminale, me polici ne sherbim te tyre qe paguhen cdo muaj me bordero, me familje deputetsh, ministrash, etj qe jane me te pasuarir dhe e kane emrin Olgark. Kjo eshte qeverisja e Ed Droges me Rilindjen qe ka ngjyren e flamurit te LGBTQ ashtu sic jane vete.