U bllokuan në "Gjirin e Anglezit", policia iu vjen në ndihmë dy turistëve lituanë

8 Qershor 2024, 09:09Kronika TEMA
U bllokuan në "Gjirin e Anglezit", policia iu vjen në

Policia e Himarës ka ndihmuar dy turistë nga Lituania, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Anglezit mbrëmjen e së premtes.

“Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit. Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t'iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt”, njofton policia.

2 Komente

  1. G
    Gjiri inglezit haaaaaa

    kush jan at koqe kandari qe i ven kto emra bolesh .dhe emri tjeter cili do jet ? GopiFracezes ! Hhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaa o zot c'jan kto rrota qe rrokullisen bregdetit tone

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      Policia nuk merret me me shqiptaret por merret me pabuksit qe u pjell mendja aventura.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje