Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të autorit nga Greqia

7 Qershor 2024, 15:35Kronika TEMA
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, Rrumbullaku: Jemi në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi.

Rrumbullaku në një deklaratë për mediat tha se janë drejt finalizimit të motivit të vrasjes.

Po ashtu theksoi se po bëhen procedurat e ekstradimit të shpejtë të autorit Geraldo Shehu nga Greqia.

“Falënderoj strukturat e policisë për zbardhjen e vrasjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me partnerët grekë për shkëmbim e informacionit. U bë e mundja kapja e arrestimit.

Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore, dhe po shkojmë drejt finalizimit dhe ndarjes së motivit të këtij krimi të rëndë”, tha Rrumbullaku.

1 Komente

  1. l
    latifi

    Ti marresh jeten tjetrit per fjale goje hidhjani celsat ne fund te detit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje