I dënuar në Spanjë me mbi 3 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

7 Qershor 2024, 13:37Kronika TEMA
I dënuar në Spanjë me mbi 3 vite burg për vjedhje me

Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”.

Ky shtetas është i akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë.

Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.


Arrestimi i tij, u krye me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Lini një Përgjigje