Deportohet bosi shqiptar i kokainës nga Britania e Madhe në Shqipëri, i dënuar me 25 vite burg

7 Qershor 2024, 10:53Kronika TEMA
Deportohet bosi shqiptar i kokainës nga Britania e Madhe në

Një bos shqiptar i krimit që përmbyti Britaninë e Madhe me kokainë mund të lirohet vite më herët në bazë të marrëveshjes së transferimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të lehtësuar krizën e mbipopullimit të burgjeve.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Erald Mema, i cili u dënua me 25 vjet burg për rolin e tij në operacionin “enorm” të kontrabandës. Ai do të vuajë më pak se gjysmën e dënimit pasi do të transferohet në një burg shqiptar ku do të ketë akses edhe në një dhomë për vizitat bashkëshortore, ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar ku vizitat bashkëshortore nuk lejohen.

Përparësitë e tjera përfshijnë pako javore me ushqime dhe rroba nga anëtarët e familjes, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë.

Ai është një nga 40 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të përzgjedhur për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre sipas një marrëveshjeje në të cilën Britania e Madhe po i paguan Shqipërisë më shumë se 4 milionë paund për t'i rikthyer ata.

Mema u dënua në Gjykatën e Oksfordit në vitin 2018 për kontrabandë kokaine me vlerë miliona paund në Mbretërinë e Bashkuar si bos i një grupi të krimit të organizuar për të cilin gjyqtari tha se "përfitoi masivisht nga ai që ishte një operacion i madh droge".

Ai u transferua në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri sipas marrëveshjes për të trajtuar mbipopullimin e burgjeve, duke lejuar deri në 200 nga kriminelët më të këqij të Shqipërisë, përfshirë vrasës, përdhunues dhe baronë të drogës, të përfundonin dënimet e tyre në vend.

Sipas marrëveshjes, dënimet e dhëna për kriminelët në Mbretërinë e Bashkuar duhet të përputhen me politikën penale shqiptare, e cila mbart vetëm një dënim maksimal prej 15 vitesh burg për tregtarët e drogës si Mema. Nëse do të kishte mbetur në Britani, do të lirohej në gjysmë të dënimit 25-vjeçar. Megjithatë, transferimi i tij do të thotë se ai mund të qëndrojë vetëm 10 vjet nëse ekuivalenti shqiptar i bordit të lirimit me kusht i jep atij lirinë, sipas avokatit të tij.

Skema e transferimit me Shqipërinë u lançua për të reduktuar numrin e të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e masave për të trajtuar krizën e mbipopullimit të burgjeve.

Më shumë se 10 mijë shtetas të huaj mbahen aktualisht në burgjet në Angli dhe Uells, ndërsa  shqiptarët përbëjnë kontigjentin më të madh me 1,323 të burgosur aktualisht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i jep Shqipërisë 5 milionë euro për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet rehabilituese dhe trajnimin e rojeve.


Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë do të lirohen gjithashtu deri në një vit më herët dhe do t'u jepen grante prej 1500 paund për risistemim, nëse pranojnë të deportohen dhe të mos kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar.

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb

    Citjoneziu: jom krenor per cunat e London....1500 koke ne qelite ingleze,5500 ne ato greke,3000 m'itali,1500 Belgium,olandia, Swiss, etj,etj,etj......jeni njisha... allah uakbar Pa harruar ketu edhe vendin e pare me poutanat Haneme bourdhelove te Evropi-t....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gangsterat qe ju pelqen Burgu..

      Mese e vertete per sa komenton.Keta lindin dhe u riten duke ngrene pershesh... u pasuruan brenda dites...dhe gezuan disa jave apo muaj si milionere...dhe fundi shumica e viteteve ne vend te jetonin prane familieve te tyre...e kalojne kohen te Izoluar si mijte ne cark..... hehehehe cafre te ben koka...eshte vone te pendohesh.. Shumica nga keta jane rota cari...se po te ishin te zgjuar do te jetonin si te gjithe qytetaret e tjere....Mbase ne Burg meren em Letersi apo me muzike dhe kure te dalin .. na behen shkencare...

      Përgjigjjuni
      1. j
        janulla

        Ik o loqe se je bere bajat , na shkruan dhe me theks Shqiperi e Mesme kur je bythqir dhe kokpalare Vurgu nga Saranda ....prandaj jeni te uryer ne Shqiperi ...se pronari yt , prift i piste Janullatosi meret me politike....po cmos te meret nje spiun i asfalise , dhe i EYP helen ...kur meret nje komb i tere me ne krye Miokakun me nje kriminel ordiner si Beleri kete cilesi jeni dhe kane ....bajgat e Europes , qe para 10 viteve telli karin gjithe EU ...ti ndjekim ?? Apo ti mbajme ?? Pasi u bete gojore te bollshme dhe relaksuese ...ju mbajten ...shko tani me vrap se e ka zene purtha klebonjarin mjekermut ...qelbi dunjane ...ptuuuuuu vromiari

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo

          Bravo. Me ne fund dikush ja tregoi vendin kti bythqiri prej greqie. Ngelen tu shajt shqiperine dhe shqipetaret. Po tdun te ikin ne greqin e ndyre te tyre dhe te mos shesin pordh ktej.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Janulles me rrocke bythes

            keta jane bythqirat e korit te janulles. Aty ne Tirane i kini te gjithe. Paguhen per te shkruar gazetave e blogjeve. Gazetave shqiptare shajne shqiptaret kurse gazetave e blogjeve greke shajne turqit. Mos u merrni me ta se kane rroitur me kohe

            Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje