Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.
Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.
Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronares “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.
Siç mëson Voxnews.al, Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.
31-vjeçari dhe autori i dyshuar që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit ata kanë shkuar për të hapur një biznes bashkë si dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.
Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë të qarta se si është larguar 31-vjeçari.
Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.
Ti rofte Hoteli tani ..... panvaresisht se kush e ka patur fajin qe erdhi fundi me vdekje nese ka vdekur ! gjithsecil duhet te kete kujdes ne ditet e sotme...ne shoqerine apo en Bizneset qe premtohen nga te dyja palet..... njerezit ajne bere si kafsha ujku dinak... dhe duhan te jetojne me mashtrime dhe me tradhti... Besimin mbahet tek Prinderit dhe tek vellezerit dhe motrat... tek rrethi tjeher i gjakut familiare....hehhehh ka njerez te drejte dhe te sinqerte....por ka me shume tradhti...
Tipik punedhenes dhe biznesmen shqiptar, te puneson, te keqtrajton, ste jep rrogen dhe ne fund te vret. Po nuk ishe kriminel nuk ben dot biznes ne Shqiperi. RIP SHQIPERI
Ti rofte Hoteli tani ..... panvaresisht se kush e ka patur fajin qe erdhi fundi me vdekje nese ka vdekur ! gjithsecil duhet te kete kujdes ne ditet e sotme...ne shoqerine apo en Bizneset qe premtohen nga te dyja palet..... njerezit ajne bere si kafsha ujku dinak... dhe duhan te jetojne me mashtrime dhe me tradhti... Besimin mbahet tek Prinderit dhe tek vellezerit dhe motrat... tek rrethi tjeher i gjakut familiare....hehhehh ka njerez te drejte dhe te sinqerte....por ka me shume tradhti...
Fajin e ka shteti qe asnje here nuk heton se njerez qe hapin hotele o cdo lloj biznesi nuk i kontrollon burimin e parave .Drogaxhinj hapin biznese me parate e droges ,biznese te shumelojta .Degjenerimi ne shqiperi ka rrenje te thella dhe veshtire te zhduket
Shume e paqarte si ngjarje. Pastaj kur thoni qe "policia dyshon se eshte vrasje cfare doni te thoni? A e ka qelluar me arme? Vrasje eshte.