Personat që shihni në foto janë 4 personat që u kapën në flagrancë duke transportuar 19.30 kg kanabis në bagazhin e makinës.
Persona që kanë rënë në pranga janë, Gazmend Hoxha 50 vjeç, Saimir Gerbaj 54 vjeç, Aleksandër Kili 37 vjeç dhe Orgest Beqo 43 vjeç.
Droga ishte e futur në dy çanta të zeza në bagazhin e makinës dhe dyshohet se po sillej nga jugu i vendit për t’u shitur në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se ky grup kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Tiranë. Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llambave në ‘shtëpi bari’. Pas zbulimit të drogës, hetuesit kanë dyshime se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit. Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës.
Grupi kriminal, në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin. Kilogrami i tij shitej në treg më shumë se 2000 euro.
Ndaj 4 të arrestuarve rëndon akuza "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 50-vjeçari Gazmend Hoxha ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre. Ndaj tij rëndon edhe akuza "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 37-vjeçarit Aleksandër Kilit është sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi.
Futini nje kontroll pasurie ketyre merrjuani dhe brekët se ktyre qe bëjnë krime per bukën e gojes i keput shteti dhe gjykata Kurse drejtorët e lalit sikur jane liruar nuk flet njeri per t'a më!! Çuditërisht