Në timon nën efektin e alkoolit, polici në Vlorë përplaset me një automjet tjetër

6 Qershor 2024, 09:54Kronika TEMA
Në timon nën efektin e alkoolit, polici në Vlorë

Një polic që po lëvizte me automjet nën efektin e alkoolit është bërë shkak për një aksident në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës. 

Punonjësi i policisë, A. C. përplasi me automjetin e tij tip "Benz" një automjet tjetër tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A.

Kjo e fundit u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se punonjësi i policisë ishte nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje