U vuri zjarrin 7 makinave në biznesin në Kamëz, arrestohet 23 -vjeçari

6 Qershor 2024, 15:01Kronika TEMA
U vuri zjarrin 7 makinave në biznesin në Kamëz, arrestohet 23

Është vënë në pranga autori i zjarrvënies së 7 makina në një biznes në Kamëz.

Autori është identifikuar si shtetasi me iniciale Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.

Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.

Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

 

 

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    me iniciale Amarildo Saliu. Jeni tamam kur shkruani? Nuk i lexoni fare edhe nje here cfare shkruani? Bosh gazetare

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje