Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku punonjësi i një hoteli është zhdukur.
Sipas informacioneve të policisë, 31-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që autori, 43 vjeç, është larguar drejt Greqisë.
“Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor", njoftoi policia.
lodheni shumë kur sajoni tituj të tillë"Zhduket recepsionisti i një hoteli në Dhërmi, policia: Dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar "??nëse një person qëllohet me armë zjarri mund të vritet,mund të plagoset,por nuk mund të zhduket!!kuptohet nëse "arma e zjarrit" nuk është një top kryqëzori 400 mm!!
Po mund te jete rembyer nga UFO -t.
UFOt janë shkaku kryesor i zhdukjeve,në vënd të dytë janë pedofilët demokratë që kanë çelur tynele në tërë botën,10 km nën sipërfaqen e tokës për të trasportuar fëmijët që grabisin,por prapë nuk shoh asnjë mundësi të "zhduket një person,me dyshimin se është qëlluar(shtënë)me armë zjarri"!nuk e di si funksionon llogjika e dikujt,por për mua është e vështirë edhe ta lexoj në mënyrë të rrjedhshme këtë titull!!e fillon normalisht deri tek dhërmiu,pastaj!?duke mos parë asnjë shënjë pikësimi!?fillon e të bën masë truri!!nuk dalin fjalët nga goja!!fjalët e shkruara nga "gazetari"ose gazekaruci nuk përputhen me një llogjikë normale!!