Flet babai i recepsionistit që u vra në Dhërmi: Djali do i ketë kërkuar lekët, e lutën të punonte atje! Nuk e njihte vrasësin

7 Qershor 2024, 14:39Kronika TEMA
Flet babai i recepsionistit që u vra në Dhërmi: Djali do i

Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shyqyri Nevruzi tha se djali nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.

Ai tha gjithashtu se i biri nuk ka pasur të shkuar kriminale, por shtoi se ndaj tij është vendosur vetëm një masë sigurie “detyrim paraqitje” pasi ishte kapur me 2 gram hashash.

Babai i Eraldos shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekët pronarit.

Pjesë nga intervista:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion.

Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj.

2 Komente

  1. H
    Hotelet e Krimineleve prodhojne Krime

    Qeverria menjiher duhet te reagoj e te zhduk kte Simbol te Krimit nga Bregdeti Shqiptare . Prokuroria duhet te fillonte e Hetonte se Kush i ka dhene ate toke aty Krimineleit dhe Kush i ka dhene Lejen e dertimit ,keshtu ndjek Krimin i cili eshte ne zemer te Institucioneve e Politikes Shqiptare . Sot u vra nji shqiptare , neser Kriminelet mundet te vrasin kedo tjeter ,per X - arsye .Krimi s'njef Arsye . Prandaj Policia duhet ta Rrethonte e qiste jashte Funksioni kto Cerdhe te Krimit dhe fusi Tritolin e pastrohet sikur te mos ket ekzistuar per gjithe Naten .

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Shyqyri Novruzi ,,,babaj Eraldit ,,,,hajdeeeeee ,,,,u mbush bregdeti me myslyman ,,,,te lumt Enver qe hape portat ,,dhe tani si mbyll dot njeri ,,,,,edhe pak dhe do bejne ligjin ne himar ,,,,pastaj do thon ,,,jemi autokton,,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje