30-vjeçarja shiti 9 çanta false si origjinale, si e zbuloi shoqja që ishte mashtruar

11 Maj 2023, 15:52Kronika TEMA

30-vjeçarja shiti 9 çanta false si origjinale, si e zbuloi shoqja

Erlinda Metaliaj, 30 vjeçe, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mashtroi një tjetër vajzë duke i shitur 9 çanta false, sikur të ishin origjinale, të markave të njohura në një vlerë totale prej 36 mijë euro.

Report Tv mëson se dy vajzat ishin mikesha me njëra-tjetrën dhe gjithçka ka nisur kur viktima, në këtë rast e mashtruara, i ka kërkuar Metaliajt t’i sillte çanta origjinale të markave si “Chanel” nga jashtë shtetit, pasi vetë kishte një dyqan me qira.

Çantat “origjinale”, Metaliaj ia ka sjellë nga jashtë në harkun kohor të disa muajve për t’i shitur në dyqanin e saj, teksa vajza nuk e ka kuptuar se ishin false.

Më vonë, kur çantat nisi t’i shiste, ishin ekspertët që dallojnë origjinalitetin e produkteve, të cilët kuptuan mashtrimin, pasi çantat rezultonin të ishin jo 100% origjinale.

Në këtë moment, vajza në fjalë, identiteti i së cilës mbahet i fshehtë nga hetuesit, bëri kallëzim në polici. Pasi sqaruan dinamikën e ngjarjes dhe faktuan veprën penale, agjentët ndërhynë për arrestimin e 30-vjeçares Metaliaj.

4 Komente

  1. A
    Arben

    Po ku i con mushka keto lloj te blejn me miliona eurosh fshataret kanë zbritur ne qytet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      shifi mbiemrin kupton cfare malli eshte

      Përgjigjjuni
      1. Çiftelia me tre tela

        Ha haha ja pra qe policia punon sidomos kur ka krim ekonomik dhe thone qe sjame 100% origjinale. Tmerr. Karunare kjo qe i ka blere por edhe me katunar policet qe thone sjane 100%. Oooo polic çantat o jane te falaifikuara o sjane ska perqindje ne kete mes. Po per keto masakrat e fundit do beni gje apo u harruan se keto katunaret i kepusni direkt.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Operacioni Zjarri

          Bobo sa eshte rritur numri i katunareve ne Tirane

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje