
Mediat belge kanë raportuar sot lajmin mbi vdekjen e turistes belge në Shqipëri, Myrthe Baets, 25 vjeçe, e cila ndërroi jetë pasi ra në greminë bashkë me mikeshën e saj nga Franca, Joanna Blocaille.
Brusselstimes shkruajnë se vajzat nuk kanë ndjekur rregullat e guidës turistike dhe se Qafa e Valbonës njihet si një vend i rrezikshëm. Media shton se të rejat kanë pasur fatin e një qytetari gjerman, që një vit më parë, rrëshkiti dhe ra në të njëjtin vend.
Një turistë belgë dhe një francezë kanë humbur jetën gjatë eksplorimit të natyrës në Shqipëri. Ato të dyja ranë në greminë. Policia shqiptare e identifikoi viktimën belge si Myrthe Baets, një 25-vjeçare me origjinë nga komuna flamande Elewijt, shkruajnë mediat belg.
Ajo kishte udhëtuar në Evropë me të dashurin e saj. Turistja franceze është emëruar nga autoritetet si Joanna B. Të dyja kishin shkuar në shëtitje pa udhërrëfyes pranë luginës së Valbonës. Zona njihet si një vend i rrezikshëm për alpinistët për shkak të terrenit malor. Një turist gjerman ka vdekur më parë atje në maj të këtij viti.
Të njëjtin fat patën dhe Myrthe e Joanna, të cilat rrëshqitën dhe ranë. Mësohet se më pas ka ndodhur një ortek. Shërbimet e urgjencës dhe oficerët u thirrën dhe menjëherë shkuan në vendngjarje, por kërkimi i tyre fillestar për alpinistet u vështirësua për shkak të "motit të keq".
Trupat e të dyja viktimave u gjetën pas 24 orëve nga autoritetet shqiptare që punonin me homologët e tyre belgë dhe francezë. Tashmë do të kthehen në shtëpi për tu përcjellë për në banesën e fundit.
Baets Myrthe, 25 vjeçe dhe Joanna Blocaille, ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit. Dy vajzat ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën.
Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë. Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave.
Te vjen keq... dy vajza te reja, ne lulen e jetes te ikin keshtu... kot! Ndoshta mund te behet me shume ne informacion, sinjalistiken e zonave te rrezikshme ! Vijne si mysafire per qejf, e kthehen ne shtepi kufoma... eshte e rende.
Shqiperia nuk ka Kapazitete civile per kto raste...nuk ka me police pyjore e alpine qe mbrojne natyren por dhe orientojnr r vendosin rregulla ...duhet sa me pare.
Po, po Shqiperia ta ka fajin ty se te iken truni e kerkon te besh te pamunduren. Keto cupat, vijne nga zona fushore dhe nuk e kane haberin fare se cfare rreziqesh mundet te te vijne ne zona malore. Prandaj ne zona te ndryshme gjeografike, ka guida qe te udheheqin per te evituar rreziqet e terrenit.
"Një turistë belgë dhe një francezë.." Anafalbetizmi i gazetashitësve shqypo (se gazetarë nuk mund t'i quaj) është në nivele alarmuese...