Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush emërohet në vend të tij

15 Mars 2023, 15:54Kronika TEMA

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush emërohet

Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Drenovës. Burime konfirmojnë se Altin Gusho i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh është shkarkuar ditën e sotme.

Para kësaj detyre, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për një vit.

Mësohet se në vend të Altin Gushos, në krye të burgut të Drenovës është emëruar Durim Toska. Ky i fundit ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit.

Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.

 

Lini një Përgjigje