Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, 18 të arrestuar! Sekuestrohet kanabis, kokainë, mijëra euro e 33 mjete luksoze

21 Mars 2023, 14:13Kronika TEMA

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, 18 të

Pas një hetimi 2-vjeçar, Policia në Belgjikë ka shkatërruar një grup kriminal që drejtohej nga mafia shqiptare. Operacioni u ndërmor ditën e sotme dhe 18 persona u arrestuan.  

Nga operacioni u sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash. Gjithashtu janë konfiskuar llogari bankare me vlerë afro 70,000€, si u sekuestrua edhe një orë Rolex.

21 kontrolle janë ushtruar ditën e sotme dhe policia mundi të sekuestrojë 600 rrënjë kanabis dhe 800 gramë kanabis. Sera e kanabisit u zbulua në Verviers në Belgjikë. Prokurori Publik i Lièges tha se në operacion janë përfshirë 160 policë.

“Ky operacion u krye me mbështetjen e njësive speciale të policisë federale, PJF-ve të Luksemburgut dhe Charleroi, zonave policore të Ans/St Nicolas, Grâce-Hollogne/Aëans, Famenne-Ardennes, njësitë federale”, tha ai.


21 kontrollet u kryen në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne, Jemeppe, Verviers, Marche-en-Famenne, Houffalize dhe Morlanëelz dhe u arrestuan 18 persona. Ndërkohë është prerë urdhër-arresti për 5 persona të tjerë. Prokurori tha se ky aksion vërtetoi ekzistencën e trafikut të drogës që ky grup kriminal bënte prej të paktën një periudhe 4-vjeçare.

Çfarë u sekuestrua?

– 800 gramë kokainë

– Pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës (peshore, thasë për doza, makinë ambalazhimi me vakum, pres, etj.)

-600 rrënjë kanabis

-33 automjete me vlerë 300 mijë euro

– 30 mijë euro cash

-Llogari bankare me vlerë rreth 70 mijë euro

-Një orë Rolex dhe aksesorë të tjerë luksi

– dokumente false italiane dhe sllovene

5 Komente

  1. B
    Banori qe endet trotuareve te Shqiperise.

    Nuk gjej fjale per te shprehur zemerimin tim per RRACEN tone dembele,hajdute, kriminele, vrasese, driteshkurter, qeflie e zarareshme dhe e zhurmeshme. Dhe pastaj hajde merja kenges "Oh, sa mire me qene shqiptar"

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niko Shpiragu

      Te gjitha ato para qe qenkan mbledhur nuk barazohen as me shpenzimet e nje dite te Shkelzen Berishes. Dhe nuk duhet te harrojme se jane arrestuar 18 vete e 5 te tjere jane shpallur ne kerkim. Grupi eshte shqiptar po letrat jane ne gjuhen italiane dhe sllovene.Duhet te kene qene ajka e shqiptareve qe kane arritur te mesojne edhe gjuhen sllovene.Policia belge duhet te pergezohet se ka shkaterruar grupin me te pasur dhe te famshen ne planet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leka I Madh

        Qenkan keputur ne bythe, me gjithe ato sekuestrimet.

        Përgjigjjuni
        1. B
          BYLIS

          PIRDH SE LIROHESH OR GAZZEKAR I TEEMES OR PJERDHURINA QE SU LODHET SE SHKRUARI KUNDER SHQIPTAREVE

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Vetem nje makine e Flamur Nokes ben 120 000 euro dhe minimumi 20 000 i ka c’do dite pare xhepi ju dhjefsha mun ne grup , grup eshte ky me Saliun e Flamurin .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje