Shpërthimi në Shkodër ishte tritol, jo shpërthim i panelit elektrik në pallat

29 Dhjetor 2025, 11:09Kronika TEMA
Shpërthimi në Shkodër ishte tritol, jo shpërthim i panelit

Fillimisht është menduar se ka shpërthyer kutia elektrike e sahateve por më pas ka rezultuar se ka qenë lëndë plasëse. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Një person, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës. Menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

Lini një Përgjigje