Shqipëria përmirësohet ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International.
Kështu, vendi renditet në vendin e 98 nga 180 vende të përfshira në raport për vitin 2023.
Një përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit më parë, kur Shqipëria ishte në vendin e 101.
Për vitin 2023, Shqipëria ka marrë 37 nga 100 pikë të mundshme, rritje me një pikë nga një vit më parë ku Shqipëria numëronte 36 pikë.
“Shqipëria ka shënuar përmirësim në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë. Vendimi për themelimin e një ministrie përgjegjëse për antikorrupsionin vjen me pritshmërinë për mekanizma efektivë të integritetit”, shkruan Transparency International.
Nga 36 pike 37 tani goxha rritje kemi besim nen udhëheqjen e qeverisë dhe liderit global xonit do kapim 100 pike vitin tjetër
Hajde permiresim hajde! Nga 101 shkoi ne 98! Fitore e madhe qenka!