Si u zbulua laboratori i drogës në bazën ajrore, në Belgjikë?

8 Gusht 2023, 22:19Kronika TEMA

Si u zbulua laboratori i drogës në bazën ajrore, në

Rasti i kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit nuk është i vetmi që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s. Një rast pak a shumë i ngjashëm ka ndodhur në Belgjikë, ku më 22 qershor një vit më parë u zbulua një laborator droge, brenda një baze ajrore.
Baza e Kleine-Brogel në verilindje të Belgjikës, ku u zbulua ky laborator për prodhimin e drogave sintetike si ekstazi njihet për rëndësinë e saj strategjike. Belgjika është një nga vendet e para, pjesë e Aleancës Ushtarake të NATO-s dhe një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane, njëherësh kryeqendra e organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore.
Evidentimi dhe më pas asgjësimi i 125 rrënjëve kanabis sativa të kultivuara në territorin e repartit ushtarak të Zall Herrit u bë i mundur edhe falë reformave që Shqipëria ka marrë kohët e fundit, veccanërisht me aktivizimin e monitorimit me dronë të hapësirës sonë. Një punë e tillë në bashkëpunim edhe me partnerët tanë solli edhe zbulimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm, ndërsa përgjegjësit janë vënë para përgjegjësisë. Nga opozita u cilësua skandal, por ky aksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim edhe me Policinë Ushtarake është një rezultat i punës me metodat e reja të monitorimit dhe kontrollit të territorit të vendit, për të rritur sigurinë në vend, për më tepër si një vend anëtar i NATO-s.

https://www.thenationalnews.com/world/europe/2022/06/28/belgium-raids-drug-lab-near-base-hosting-us-nuclear-arsenal/

2 Komente

  1. Z
    Zyko

    Bravo tema. Keni tre dite qe kerkoni dhe e gjetet edhe nje vend tjeter me droge. Pra zall herri nuk qenka problem... Bie zjarr ne shqiperi gjendet edhe ndonje vend tjeter ne bote, Kanadaja e cila eshte vetem pyje dhe nuk krahasohet me shqiperine, pra zjarre ka kudo... aksidente te panumurta, vrasje e korrupsion..; ska gje kudo ndodhin... Llogjike shqiptare qe ju ka cuar aty ku jeni. Turp!!!

    Përgjigjjuni
    1. m
      mos me paragjykoni !

      si s'pertove o zyko; pse harxhon mendje per keto pune se s'te mjafton per te ecur rruges e do te shtyp ndonje makine.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje